Skip to content

VIDEO/ U arrestuan në aksionin e sotëm në Elbasan, momente nga nisja e 45 të ndaluarve drejt Tiranës

Në kuadër të një megaoperacioni të zhvilluar në Elbasan për kapjen e personave të shpallur në kërkim, sipas burimeve mësohet se numri i të arrestuarve ka shkuar në 45 dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërim

Përmes pamjeve të siguruara nga ABC News shihet momenti kur efektivët e policisë tashmë vijojnë punën për transportimin e të arrestuarve drejt Tiranës ku do të bëhet edhe marrja e tyre në pyetje.

Aksioni ka nisur prej mesnatës dhe qyteti i Elbasanit është mbajtur në rrethim të plotë, një operacion që ka nisur pas dëshmive të Nuredin Dumanit, i cili ka dhënë emra të personave të përfshirë në grupe kriminale.

Gjithashtu në këtë operacion janë sekuestruar edhe lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.