Gjykata e Kukësit ka dhënë masën ‘arrest me burg me afat 3-mujor’ për gjashtë emigrantët sirian, alegjerian dhe maroken. Dy ditë më parë, ata u arrestuan në kufirin e gjelbër në Morin, ngjarje kjo e cila u shoqëruar dhe me shkëmbim zjarri.

Edhe këtë herë, emigrantët duket se nuk e kanë pritur mirë masën, pasi janë revoltuar dhe kanë filluar të shajnë në gjuhën përkatëse, gjatë kohës që blutë i shoqëronin në furgon.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re