TURQI

Turqia lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme që u pasa me disa lëkundje të tjera. Bilanci i viktimave dhe të plagosurve sa vjen e rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembur.

Një histori dramatike raportohet në rrjetet sociale dhe mediat turke. Nga grupet e kërkim-shpëtimit një baba është gjetur përmbys ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve.

Baba

Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.

https://twitter.com/Yahya_kcm/status/1220804187820347393

“Një baba që mbron fëmijët e tij pas tërmetit duke u pozicionuar si çati për t’i mbuluar ata, duke qëndruar nën të gjithë blloqet e mbetura të ndërtesës …. Baballarët tanë 🙏🏼💙”, shkruan dikush.“Një baba që ishte nën mbulim me fëmijët e tij nën rrënoja … Zemra ime vajton. Shtëpitë e njerëzve janë shkatërruar, rrugët e fshatit janë të mbyllura, nuk ka transport # elazığ #deprem # elazıgdeprem”.“Një baba që është në rrënoja me djemtë nën krahët e tij..#elazig #deprem”“Një baba në Elazig si një çati për fëmijët e tij … dhe për fat të keq ai ndërroi jetë… Zoti le të bëjë vend në parajsë për ata që ndërruan jetë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re