Është gjobitur me 200 mijë lekë drejtuesi i një kamioni i cili u filmua duke kryer manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë.

Kujtojmë se denoncimi u bë në rrjetet sociale, ku një qytetar ka filmuar në autostradë kamionin duke bërë parakalime të gabuara.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në një rrjet social, për një drejtues kamioni i cili kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ju informojnë se:

Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko