Data e 6 janarit për besimtarët e krishterë simbolizon ditën kur Jezusi u pagëzua. Si traditë të rinjtë sfidojnë temperaturat e ulëta duke u hedhur në lumenjtë apo liqenet për të kapur kryqin e shenjtë.

Ditën e sotme, në Amarintho të Greqisë besimtarët ortodoksë festuan ditën e Ujit të Bekuar, e njohur ndryshe edhe si “Theofania”, ku edhe u hodhën për të kapur kryqin. Por, fatkeqësisht një 30-vjeçar u plagos rëndë në qafë, pasi u pengua teksa po tentonte të kapte kryqin.

I riu nuk mundi të lëvizte dhe të dilte jashtë ujit, por as edhe shpëtuesit dhe infermierët e ambulancës nuk ishin në gjendje të lëviznin të riun përmes ujit. Më pas një anije shkoi në vend dhe arriti të shpëtoi të riun. 30-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ndërsa raportohet se është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re