Policia ka bërë me dije se është bërë e mundur nxjerrja e trupave të dy fëmijëve të mitur, 11 dhe 13 vjeç të cilët u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë.

Të miturit janë të afërm me njëri tjetrin. Ndërsa po pritet mbërritja e prindërve të tyre.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 18:05 të ditës së sotme, ku 6 të mitur kanë hyrë në liqenin e Prushit për t’u larë dhe 2 prej tyre nuk kanë arritur të dalin më në sipërfaqe.

Njoftimi i Plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re