Universiteti i La Sapienza ka nderuar Ilaria Sulën, 22-vjeçaren, e cila u vra nga i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet. Trupin e saj, më pas ai e futi në një valixhe dhe e hodhi në humnerë.

Apelit të rektores së La Sapienza, Antonella Polimeni, për një moment kujtimi të Ilaria Sulës, i janë përgjigjur shumë studentë.

Djem e vajza u mblodhën bashkë në atë që quhet “heshtje e zhurmshme”, që shkaktohet vetëm nga zhurma e çelësave, që është kthyer në një simbol proteste kundër krimeve të kryer nga femrave.

Rektorja Polimeni, së bashku me të rinjtë që ndoqën kursin në Fakultetin e Statistikës pranë Ilaria, vendosën një tufë me lule të bardha poshtë një pankarte që shfaqte vajzën e vrarë.

Ndërkohë në Bolonja janë mbledhur qindra studentë duke bërë homazhe për Ilaria Sulën, por edhe për një vajzë tjetër italiane, e cila dy ditë më parë nga ish i dashuri.

Si ndodhi krimi

Ilaria Sula, 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit u gjet e vrarë dhe e masakruar nga ish i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet.

Trupi i saj u gjet i mbyllur në një valixhe dhe ishte hedhur në një luginë nga ish i dashuri, Mark Antony Samson.

Mediat në Itali kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë krim makabër. 23-vjeçari ka pranuar krimin, që e ka kryer në prani të prindërve të tij në banesën e tyre në lagjen afrikane.

Më pas ai e fshehu trupin në një valixhe shumë të vogël për të mbajtur të gjithë trupin dhe e çoi 40 km larg, duke e hedhur thikën në një kazan.

Ai e ka mbajtur telefonin e viktimës, duke fshirë rrjetet sociale të vajzës, por duke iu përgjigjur shkurt disa mesazheve.

Ndërkohë që po vlerësohet ende pozicioni i prindërve të tij, edhe pse ndaj tyre nuk ka një akuzë konkrete si të përfshirë në këtë ngjarje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko