Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës  së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi bëri një prononcim për mediat, nga ku zbuloi arsyen se pse zgjodhi që të vishej sot me të zeza.

“Mendoj se ngjaj shumë elegante me ngjyrën e zezë”, tha Kryemadhi, teksa pohoi se ka tre vite që bën palestër.

Ndaj Monika Kryemadhit  rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Për këto vepra akuzohet gjithashtu edhe ish-bashkëshorti i Monika Kryemadhit, Ilir Meta, me të cilin u divorcua me vendim gjykate disa javë më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko