Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e shënuar ditën e sotme, ku gazetari i një televizioni shqiptar, Ergys Gjençaj u shtri barkas nga Forcat Speciale ndërsa filmonte një operacion antidrogë në zonën e ‘Varrit të Bamit’. “Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor anti-narkotike në një zonë të Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre.

Sigurojmë opinionin publik që Prokuroria në bashkëpunim me të gjitha organet ligj-zbatuese do jetë gjithmonë pranë qytetarëve, medieve dhe kujtdo personi që mund të cenohen nga veprimet arbitrare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re