Arrestohet personi qëterrorizoi banorët pasi qëlloimearmë në ajër. Policia jep detaje nga aksioni i Reneas, që vuri në pranga personin që qëlloi me armë në ajër dhe më pas Policinë. Në pranga është vënë shtetasi Hasan Hoxha, ndërkohë që policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit kallash-nikov dhe një sasi municioniluftarak.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 01:00 të datës 29.04.2020, forcat speciale “Renea” kanë vënë në pranga shtetasin H. H., 57 vjeç, banues në lagjen ”5 Shtatori”, Skrapar.

Ky shtetas, në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, kaqëlluar në ajër me armëzjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë kaqëlluar edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.

Shërbimet e Policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”. Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe armakallashnikov, bashkë me një sasimunicioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re