Një vello rozë në kokë, e shtrirë në arkëmortin e saj jo për faj të dikujt ndoshta por nga një marrëzi por më në fund në prehje pas 15 muajsh që mbahej e pajetë në banesë.

Anisa Josifi dhe nëna e saj Zhaneta janë përcjellë sot në banesën e fundit në varrezat e Përmetit ku do të prehen pranë kryefamiljarit të familjes, edhe ai i vetëvrarë disa vite më parë.

Sipas “BalkanWeb”, një grup i vogël familjarësh, miqsh e të afërmish kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore që është zhvilluar në mesditë, ndërsa kanë kundërshtuar praninë e medias dhe nuk pranuan të flasin apo japin dëshmi.

Vajza e madhe Blerta, nuk ka mundur të marrë pjesë në varrim për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo është e vetmja e mbijetuar e familjes, e cila u gjet në gjendje të rëndë teksa vijonte ritualin për ringjalljen, ku me sa duket besonin të tria dhe që i çoi drejt aktit ekstrem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re