Prej datës 27 nëntor të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte njoftuar nisjen e punës për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme që nuk plotësojnë kriterët dhe standartet. Këtu ndodhemi 7 km nga Tirana, në autostradën Tiranë-Durrës.

Përkrah autostratdës është rruga dytësore Tiranë-Vorë dhe anasjelltas. Rrugët komunikojnë me njëra-tjetrën përmes këtyrë dy kryqëzimeve që janë bërë shpesh burim aksidentesh.

Këtu jemi në aksin Tiranë-Rinas. Ky kryqëzim në afërsi të Domjës. Situata rrugore në një ditë të zkonshme është kjo.

Pak metra më tutje, ndodhet një nga kryqëzimet më të rrezikshme në këtë aks. 50 m para kryqëzimit, drejtuesit e mjeteve rekomandohen të lëvizin me shpejtësi jo më shumë se 50 km në orë. Por në këtë kryqëzim dikush duhet të tolerojë dikë. Bëhet fjalë për aksin që vjen nga Laknasi në njërin krah, në krahun tjetër ai i Bërxullit që lidhen me rrugën Tiranë-Rinas dhe anasjelltas.

Por çfarë ndodh me këmbësorët? Shpesh kanë përfunduar viktima të aksidenteve. Ky qytetar qëndori për minuta në radhë në pritje të kalonte rrugën. Nuk ka vija të bardha, nuk ka mbikalim. Asnjë punonjës të Autoritetit rrugor Shqiptar nuk konstatuam nëpër rrugë për implemtenimin e këtij plani.

Në akset rrugore në Shqipëri janë 1300 hyrje dalje të paligjshme të cilat do të mbyllen sipas ARSH pasi rrezikojnë sigurinë rrugore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re