Skip to content

VIDEO/ U tha se u rrah nga Policia e Durrësit, dalin pamjet: Shihni si kamarierët godasin marokenin në lokal

Një shtetas maroken ka denoncuar ditën e sotme për mediat shqiptare se është rrahur dhe mbajtur në birucë nga Policia e Durrësit, që sipas tij i kanë marrë dhe telefonin.

Blutë e qytetit bregdetar reaguan pak më parë duke mohuar kategorikisht akuzat dhe duke sqaruar se shtetasi maroken me inicialet M.N, 29 vjeç, është rrahur nga kamarieri i një lokali në Durrës, pasi ka shkuar në gjendje të dehur dhe ka shqetësuar klientët.

Në këto pamje të siguruara nga “Panorama” shfaqen momentet kur marokeni qëllohet me grushte nga kamarieri i lokalit.

“Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken  kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në  ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar  klientët. Pasi i ka kërkuar  të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për  vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V.,  duke i shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftimin e Policise.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb