Grupi i alpinistëve që pësuan një incident në malin e Mourganës, sot në Gjirokastër janë shpëtuar. Por ndryshe nga autoritetet që bënë me dije se ishin forcat “Shqiponja” që kishin lokalizuar dhe shpëtuar 17-vjeçarin, i cili ishte rrëzuar, grupi i alpinistëve japin një tjetër version për ngjarjen.

“Panorama” ka mundur të sigurojë deklaratën e tyre, të cilët kanë thënë se “pasi i riu rrëshqiti kërkuam ndihmë dhe nuk na u ofrua”.

Ata pohojnë se ishin Alpinistët e Gjirokastrës, që bënë të mundur transportin e të riut nëpër humnera dhe terrene mjaft të vështira.

Sikurse shihet edhe në video i riu është futur në një çarçaf në mënyrë që ta ishte disi më e lehtë zbritja e tij, për shkak të terrenit të vështirë.

Ata deklarojnë se Forcat “Shqiponja” dhe zjarrfikëset mbërritën, kur ata kishin mbaruar më shumë se gjysmën e rrugës dhe ishin afër zbritjes. Konkretisht ata sqarojnë se grupet e shpëtimit kishin arritur rreth 1 orë e 30 minuta nga fundit, ndërsa transporti i të riut zgjati rreth 5 orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re