Zëvendëskryeministri Erion Braçe në fjalën e tij sot në Kuvend foli mbi mosrespektimin e rregullave anti-Covid nga ana e deputetëve. Ai u drejtua atyre duke u thënë se si mund tu kërkohet llogari qytetarëve që të mbajnë maskën kur ky rregull nuk zbatohet në asnjë ambjent të Kuvendit.

Braçe tha ndër të tjera se kjo gjë do sjellë pasoja fatale si për familjet shqiptare ashtu dhe për buxhetin e shtetit pasi pandemia ka kosto dhe Shqipëria nuk po vepron si fqinjët

Braçe:

“Bravo dëgjova por për cfarë, padyshim që qeveria është këtu për të kërkuar llogari deri në fund, edhe në emër të qytetarëve dhe cdo deputeti këtu në sallë. Po mirë , a shkon sikur ta nisim nga vetja njëherë, ca kuptimi ka të flasim e të përgjërohemi kur 99% këtu nuk zbatojnë as rregullat e pandemisë.

Ju thashë që në të gjitha ambjentet e Kuvendit nuk zbatohen rregullat.

Nuk kapet deputeti prej xhakete e krahu që të zbatojë rregullat. Problemi është te shembulli që japim, cfarë kërkojmë ne që të zbatohen rregullat nq qendrat tregtare, qartazi fare, ca u kërkojmë ne punonjësve dhe shoferëve të autobusëve kur këtu në sallë përcillet mesazhi qartë: Që nuk ka më asnjë rrezik.

Fqinjët përreth nesh kërkojnë që maskat të mbahen dhe në ambiente të hapura. Ça u themi ne njerëzve atje jashtë, puthuni, përqafohuni nga salla e parlamentit.

Jeni në rolin tuaj si deputetë të opozitës dhe ne për të kërkuar llogari për paratë që merren hua dhe natyrisht përdoren nga ana e qeverisë. Por minimum që duhet të bëjmë ne është të jemi model i mirë, kushton më lirë mbajtja e një maske sesa kurimi nga Covid.
Kushton më lirë, është falas dhe bërja e vaksinës sesa kurimi te Infektivi.

Nuk mjafton që të dalim e te themi vaksinohuni por duhet të ishim bërë pjesë vullnetare e qytetarëve për t’i sensibilizuar.

Askujt nuk I ka mbërritur halli I madh ku je, 46,7% me dozën e parë, jem në mes të hallit. Ka një debat të madh për vaksinim me detyrim apo ndërgjegjësim. Po nga ana tjetër a po e mendoni se po I vjen radha ekonomisë?

Ca do bëjmë? Edhe rrezikojmë shëndetin dhe ekonominë! Buxheti i 2022 është tavani I hapësirës fiksale që kemi, nuk ka përtej tij dhe do na fusni në rrugë pa krye sa i takon ekonomisë.

Do vijmë te moment që çdo gjë do jetë akoma më e shtrenjtë nga pamundësia për të paguar faturat. Do shtiremi sikur ska rrezik apo pandemi?
Duhet të vijë Inspektoriati të vendosë gjobë rrogën e një deputeti dhe të marrë masa?

Kjo sëmundje mundet me disiplinë jo në mënyrë fakultative.

Është sëmundje që po u kushton familjeve dhe buxhetit të shtetit, si ulen kostot? Duke shfrytëzuar mundësitë që na janë dhënë.
Modeli që ne po ju japim është mos e vrisni mendjen nga kjo histori, avash more, po flas për një rregull.

Ka rregulla more, je i vaksinuar apo jo duhet vënë maska. Ça kushton për të bërë vaksinën?

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re