Skip to content

VIDEO/ U zunë për çështje prone, plagoset me armë zjarri 46-vjeçari në Kukës (EMRAT)

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Shtiqen te Kukësit.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Buli Murtati ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Festim Axhami, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht raportohet se dy protagonistët e ngjarjes janë konfliktuar për çështje prone. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

‘Fax News’ ka siguruar pamje nga vendngjarja:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb