Reshjet intensive te shiut qe kane pushuar vendin ditet e fundit kane sjell mjaft probleme edhe ne Bashkine Prrenjas ku ne disa rruge rurale ka basur Rreshqitje dhera dhe ne fshatin Rrajce dhe Stravaj te cilaj Jane mbuluar nga Debora.

Me problematike  eshte paraqitur situata ne fshatin Pishkash prurjet e shumta te ujit kane dale nga kanali i Hidrocentrali ne kete zone duke sjell si pasoje permbyten e disa hektar toke buqesore e cila ne pjesen me te madhe e mbjelle.

Uji I rrembyer i cili ka dal nga kanali i ketij Hidrocentrali nuk ka kursyer as disa banesa apo edhe strallat ku mbajne gjene e gjalle.

Pesembedhjete familje ne Lagjen e quajtur Lagja e Ozunit I frikesohen nje perserjtje te rastit I cili do te shkaktojne shume me shume deme nese do te ndodhte gjate nates kur ato Jane ne gjume dhe  I bejne thirrje bashkise Prrenjas dhe Pergjegjes e te Hidrocentralit ta Marin masa qe kjo situate te mos perseritet dhe te demshperblehen per demin.

I kontaktuar nja Fax News kryetari i Bashkise Prrenjas zoti Nuri Belba jashte kamerave u shpreh qe eshte I njohur me problemin dhe e ka veshguar situaten nga afer mengjesin e sotem, do te behet vleresim I demit per te vazhduar procedural per demshperblimin e ketij te fundit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re