Skip to content

VIDEO / Ukraina shkatërron një prej depove më të mëdha të armatimit rus, shpërthimi shkakton tërmet 2.8 ballë

640 0 hg4544 1726669872

Ukraina ka shkatërruar një prej depove më të mëdha të mbushur me municione luftarake thellë në territorin e Rusisë.

Një seri dronësh kamikazë kanë fluturuar për rreth 480 km larg vijës së frontit, në drejtim të Toropets në rajonin Tver ku kanë arritur të godasin me sukses depon e armëve.

Sipas medieve ukrainase, shpërthimi shkatërroi qindra raketa balistike S-300, S-400, Iskander dhe të Koresë së Veriut, duke shkaktuar një tërmet me magnitudë 2.8 ballë.