Një film për jetën e Zlatan Ibrahimovic pritet që të transmetohet në kinema duke filluar nga 10 shtatori 2021. Filmi “Unë jam Zlatan”, drejtuar nga Jens Sjogren, një regjisor suedez 44-vjeçar, dhe shkruar nga Jakob Beckman e David Lagercrantz, do të jetë i pari në jetën e Ibrahimoviç, pas dokumentarit të vitit 2015.

David Lagecrantz, një person që e ndihmoi Ibrahimovic për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull. Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimovic si futbollist profesionist. Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominic Bajraktari Andersson, aktor me origjinë shqiptare që do të luajë Zlatanin kur ishte 11-13 vjeç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re