KRUJË– E ndërtuar në periudhën osmane, kjo urë në fshatin Kurçaj të Krujës dëshmon 400 vite histori. Ura është monument i trashëgimisë kulturore. Historiani Mustafa Tema na rrëfen më shumë rreth historisë së kësaj ure.

“Ura e ndërtuar ne vitin 1600 e cila ne vitin 44 u këput ne mes në një distancë rreth 2 metra, nga gjermanët në largim e sipër për të mos i ndjekur partizanët nga pas dhe u  restaurua në vitet e pasçlirimit, ndërsa restaurimi i fundit është bërë në fillim të këtij viti”, tha  ai.

Dikur mbante emrin Et’hem Beu dhe shërbente për lidhjen e banorëve të Krujës me Tiranën. Ka shërbyer gjithashtu si një pikë strategjike për luftërat e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Kjo zonë ruan dhe historinë e luftërave të heroi ynë Kombëtar Skënderbe i ka bërë shumë prita ushtrisë turke, këta të fundit për t bërë rrethimin e plotë të Kalasë se Krujës, ushtria turke vinte me forca të shumta nga disa krahë. Në faqen e malit ka ekzistuar një pllakë përkujtimore nga luftërat e Skënderbeut. Ura është përdorur dhe nga forcat e ushtrisë sonë gjatë luftës.

Gjurmët mesjetare ruhen edhe sot. E veçanta e kësaj ure është është ndërtimi me hark.

“Duket kudo nga ndërtimi i mesjetës ku mungonin hekur dhe beton, janë përdorur guri të fortë të zonës, dhe një lloj lëndë që quhej  qemer. Shumë e rezistueshme që vetëm ndonjë termet mund ta shkulte nga themelet.

Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, ura e Kurçajt është një atraksion i veçantë për turistët e huaj.

“Sigurisht që vitet e fundit 10-vjecari i fundit na ka takuar dhe t’i shoqërojmë turistët unë në fakt isha në punë në fshatin Kurcaj te shkolla dhe të shoqëroj turistët polakë çekë, gjermanë, holandezë, anglezë, rusë. Unë unë di të flas më mire si gjuhë të huaj po gjithsesi i kam shoqëruar te kjo urë tek një urë tjetër me lart e deri në Qafështamë se ata ishin të etur te shkelnin në vende të pashkelura të shikonin çka nuk kishin parë sytë e tjerë dhe pikërisht në sajë të kësaj lëvizjeje turistike bëhet njohja turistike e Shqipërisë nëpër  botë sot.

Pak kohë më parë ka përfunduar restaurimi i saj/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re