Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ishte ditën e sotme në ambientet e ‘Air Albania’, ku po kryhet vaksinimi për personalitete.

Kreu i qeverisë takoi edhe disa prej tyre dhe ndër to ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili po merrte dozën e parë të vaksinave.

Rama-Moisiut: Gjigand si je mirë?

Moisiu: Mirë!

Rama: Do të ulesh pak se është procesi.

Manastirliu: Kjo është salla ku bëhet vaksina, që monitorohet nga mjekët dhe urgjenca kombëtare për çdo problem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re