Skip to content

VIDEO/ Valverde-Show, uruguaiani shënon tre supergola ndaj City-t dhe afron Realin me çerekfinalet

Real Madrid bën një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Champions League.

 

Në “Santiago Bernabeu”, “Los Blancos” iu imponuan Manchester City të Pep Guardiolës, duke e mundur me rezultatin 3-0, me protagonist absolut Federico Valverden.

 

Pjesa e parë ishte thjesht perfekte për Realin e Madridit, që e mbylli atë me rezultatin 3-0.

 

Valverde ishte i papërmbajtur në këto 45 minuta të para, me uruguaianin që shënoi të tre golat për madrilenët.

 

Valverde e nisi spektaklin e tij në minutën e 20, kur zhbllokoi rezultatin për skuadrën e Real Madrid, një gol që ishte një goditje e rëndë për Manchester City, i cili 7 minuta më vonë u ndëshkua sërish nga Valverde pas një asisti të Vinicius, dhe rezultati shkoi në 2-0 për skuadrën merenges.

 

Por telashet për “Citizens” nuk u mbyllën këtu, sepse në minutën e 42 Valverde plotësoi tregolëshin personal, duke e çuar rezultatin në 3-0 për Realin.

 

Në fillimin e pjesës së dytë, Real Madrid fitoi një 11-metërsh, por Vinicius gaboi nga pika e bardhë pasi Donnarumma e priti gjuajtjen e tij, me brazilianin që humbi shansin për të zhytur edhe më thellë skuadrën e Guardiolës.

https://www.youtube.com/watch?v=4qglPieuFU4

Kështu Reali hedh një hap të sigurt në çerekfinale, ndërsa City do të kërkojë një mrekulli pas një jave në “Etihad”.