Edhe ditën e sotme vazhdojnë radhët e gjata në pikën kufitare të Morinës.
Sipas raportimeve të fundit nga “Fax News” mijëra qytetarë janë bllokuar duke pritur me orë të tëra për ta kaluar kufirin. Radhët e gjata janë gati 12 km në thellësi të territorit të Kosovës deri në fshatin Zhur, kurse qytetarët e Kosovës ankohen për pritjet deri në 3 orë për të kaluar kufirin.
Në Morinë po punohet me kapacitete te plota të sporteleve dhe forca te shtuara, por procedura e verifikimit te dokumenteve anti-Covid është ajo që të vonon duke shkaktuar radhë të gjata edhe për kamionët e transportit të mallrave.
“Kemi një orë e gjysmë këtu, nuk është normale kështu. Nuk zbatohet ligji këtu. Kemi 3 orë për të hyrë në Shqipëri, i kemi të gjitha dokumentet por po vonojnë shumë. Këto masat e mara nuk kanë lidhje fare dhe nuk e ndalojnë përhapjen e virusit”, tha një shofer.
“Jam nga Mitrovica po shkoj për pushime në Shqipëri. Këtu jemi lodhur shumë në doganë duke pirtur shumë orë. I kemi gjithë dokumentet në rregull edhe vaksinat i kemi bërë”, tha një turiste që do të kalojë pushimet në Shqipëri.
“Jemi prej 1 or e gjysmë këtu në kufi dhe po shkojmë drejt Shqipërisë për pushime. Kjo është një radhë e madhe, kjo është një tmerr mes dy shteteve vëllezërve, na lenë të presim kështu”, tha një tjetër qytetar nga Kosova.
(O.M/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
