Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 4 vjeçar duke e lënë të vdekur në vend edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.

Sipas banorëve të fshatit fëmija ka qenë duke zbritur nga makina duke ndjekur pas xhaxhain e vetë ndërkohë që një mjet që po kalonte me shpejtësi e ka përplasur duke e marrë zvarrë disa metra fëmijën.

Fax News ka siguruara pamje nga kamerat e sigurisë, ku në vendin e ngjarjes paraqiten disa fragmente para se të ndodhte aksidenti me makinën e zezë të drejtuar nga shtetasi R.GJ 45 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re