Skip to content

VIDEO/ Veprime ‘kafshërore’ të policit në Qafë-Thanë, mban me kokë portën e kamionit për të mos lejuar shoferin ta mbyllë, hipën në mjet dhe e kap për fyti

Një video e pazakontë po qarkullon në rrjet, ku shihen veprimet ‘kafshërore’ të një polici në Pikën Kufitare të Qafë Thanës.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, teksa kamioni ka ndaluar anës rrugës në korsinë e mjeteve të rënda, polici mban me kokë portën e kamionit dhe nuk e lejon shoferin të mbyllet në automjetin e tij.

Më pas ai me forcë arrin të hapë portën dhe të hip në kamion, ku fillon të kapet për fyti me shoferin.

Nuk dihet ende pse ka nisur dhe në çfarë konsiston në mes të konfliktit mes tyre, por ajo që dihet me siguri është se kjo nuk është sjellja e një personi që mban uniformën e Policisë së Shtetit.

/faxweb