Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur uji vërshon në rrugën e zonës historike në Vlorë më 4 Tetor, pas reshjeve të dendura të shiut. Në vetëm 12 minuta rruga kthehet në një përrua, ndërsa uji merr para çdo gjë duke përmbytur bizneset.

Në orën 15:15, në video, shikohet një situatë normale dhe më pas deri në orën 15:27, e gjithë rruga ndodhet nën “pushtetin” e ujit.

Uji vërshoi nga pjesa e sipërme e rrugës, duke nisur nga zona pranë spitalit të qytetit,  duke vijuar në lagjen Karabash pranë Bashkisë dhe duke vijuar në pjesën ku gjendet zona historike pranë qendrës së qytetit, si dhe shumë zona të tjera.

Bizneset e zonës nuk kishin marrë asnjë masë mbrojtëse pasi nuk e prisnin përmbytjet

Aktualisht situata paraqitet e normalizuar në të gjithë qytetin dhe vetëm një familje po merr ndihma pranë qytezës studenti ndërsa po vijon procedura e vlerësimit të dëmeve.

Paralelisht po vijon analiza për të gjetur shkakun dhe shkaktarët e përmbytjeve me qëllim marrjen e masave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re