Shefi i zjarrfikëses në Skrapar ka folur për Fax  News në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve duke sqaruar rrethanat e zjarrit që shkrumboi pasditen e sotme një fasoneri këpucës në këtë qytet.

Ai tha se punëtorët nuk kanë qenë në orar punë dhe i pranishëm ka qenë vetëm roja i objektit në momentin kur ka shpërthyer zjarri për të cilin pohoi se dyshohet të ketë qenë pasojë e një shkëndije elektrik.

Vasfi Osmani, tha gjatë komunikimit me gazetaren Xhilda Kondi se rrezikoheshin edhe banesa e sidomos nën stacioni elektrik, por falë punës së mirë organizuar u evakuan banorët dhe U morën masa për mos rrezikimin e nënstacionit.

Ai tha gjithashtu se momentalisht ka dyshime që brenda fasonerisë të ketë pasur lëndë djegëse, ndërsa bëri me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe po vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

“Më dy automjetet dhe me gjithë punonjësit u mobilizuam sapo shikuam flakët e zjarrit. Në këto momente zjarri është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të tij. Më problematike ishte gjendja në nën stacionin elektrik ku puna jonë fillimisht u fokusua aty dhe më pas u angazhuam në vendin e ngjarjes. Banorët përkohësisht që janë afër janë larguar. Ka qenë shpërthim i menjëhershëm, nuk kam një version tani, por dyshojmë për shkëndijë elektrike. Ishte mbyllur orari i punës, ka qenë vetëm roja. Mund të ketë pasur brenda edhe lëndë djegëse”, tha Osmani./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re