Megjithëse ka kaluar ora policore, aktiviteti i jetës së natës në Korçë vijon normalisht sikurse të jetonim në një kohë normale.
Siç shihet dhe në videon e siguruar nga Faxneës, një lokal nate në qytetin juglindor është i tejmbushur me të rinj dhe po zhvillon aktivitetin ekonomik në kundërshtim me masat kundër pandemisë.
Një situatë kjo e përsëritur edhe gjatë festive të fundvitit në Korçë, ku njerëz të grumbulluar masivisht pa respektuar masat e distancimit social, festonin pushimet e tyre dhe ardhjen e Vitit të Ri.
/faxweb



