Shpesh thuhet se mirësia nuk kushton dhe rasti i një të riu të pastrehë duket se po e tregon më së miri këtë.

Një gazetar filmoi këto momente (shiko videon poshtë) teksa një i pastrehë feston ditëlindjen e njërit prej qenve të tij. I vendos kapele, i këndon dhe më pas u jep një tortë të vogël dy qenve, para se të marrë dhe një copë për vete.

Video e postuar në rrjetet sociale preku zemrat e njerëzve. Shumë njerëz kanë shkuar në parkun ku qëndronte i pastrehu për t’i dhënë dhurata.

Si raportuan më tutje media lokale, të riut iu dha dhe një telefon dhe mundësia për të patur dhe ai rrjete sociale. I pastrehu tregoi se po festonte ditëlindjen e Shegit (qeni i zi), i cili bëri 4 vjeç.

I riu i quajtur Hoze Luis Mato, tregoi se qeni tjetër, Nena, kishte 10 vite që jetonte me të. Video u xhirua në Kolumbi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re