Pamjet e një kamera sigurie kanë kapur momentet e frikshme ku një punëtor 35 vjeçar është goditur nga një rrufe.

I riu ndodhej në orar pune dhe po ecte me një çadër në një zonë të hapur në momentin kur është goditur nga vetëtima. Afro 6 vetë shkojmë me vrap për të ndihmuar punëtorin.

Ngjarja ka ndodhur në Jakartë pak ditë më parë, ndërsa mediat e huaja thonë se punëtori 35 vjeçar ka arritur t’i shpëtojë goditjes së rrufesë.

Ai është dërguar menjëherë në spital nga ku mjekët kanë konstatuar djegie në trupin e tij, veçanërisht në njërën dorë. 35 vjeçari qëndroi për disa ditë në spital e më pas u lirua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re