Skip to content

Video virale/ Shikon për herë të parë një njeri të bardhë, vajza e vogël me ngjyrë tmerrohet: Ai do të më hajë

haje

 

Momenti i bukur kur një vajzë e vogël afrikane takon për herë të parë një person të bardhë ka bërë xhiron e mediave sociale.

Daily Mail ka publikuar videon, ku shihet se vogëlushja është e frikësuar dhe qan pasi sheh një person të bardhë.

Momenti është regjistruar nëpër malet Rëenzori në Ugandën perëndimore. Fshati është tepër i izoluar që me sa duket nuk ka shumë vizitorë nga jashtë.

Në videon e publikuar shihet teksa e vogla qan dhe mundohet të fshihet. “Ai do të më hajë,” thotë ajo teksa nuk ndal lotët, ndërsa përpiqen ta qetësojnë.

Duket se në fund e vajza fiton besim dhe pranon që personi i panjohur për të t’i flasë dhe t’i prekë dorën.