Në përurimin e sallës së re të koncerteve “Avni Mula” në shkollën e muzikës “Servete Maçi”, emocione të veçanta përcolli kantautori 93 vjeçar Avni Mila, shoqëruar nga vajza e tij, Inva Mula.

Avni Mula, një nga zërat më të bukur operistikë krijoi me tingujt në piano shoqëruar nga zëri i vajzës së tij, sopranos së madhe, një melodi aq shumë të dëshiruar për tu dëgjuar.

Ai shoqëroi të bijën që këndoi këngën “Valsi i Lumturisë”, në sallën e re të koncerteve.

Salla e koncerteve dhe hapësirat e tjera të shkollës, auditori, salla e ekspozitave, biblioteka dhe palestra, janë projektuar për t’u përdorur nga komuniteti pas mësimit.

Kompozitori Avni Mula e krahasoi sallën e re, ku do të ulen talentet e kryeqytetit, të ngjashme me atë të shkollave më të mira në Rusi, ku edhe ka studiuar shumë vite më parë

Shkolla 9-vjeçare ”Servete Maçi”, ndodhet në Rr. Dibrës. E ndërtuar që në vitin 1950, shkolla u rindërtua nga e para vitin që kaloi nga Bashkia e Tiranës, me hapësira shumë herë më të mëdha dhe me infrastrukturë moderne.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re