Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia e tij italiane Giorgia Meloni në Romë, Palazzo Chigi.

Gjatë vizitës së tij në Itali, Rama ka zhvilluar takime me liderët kryesorë të vendit, ku ditën e sotme u zhvillua edhe takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, punimet e të cilit u fokusuan në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.

 

Fillimisht Rama është takuar me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.

Përmes një postimi në Facebook, ku ndau edhe pamje nga takimi, Rama shkruante se qëllimi kryesor i takimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.

“Romë – Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashke me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re