Ditët e fundit të Dhjetorit kanë shënuar dhe numrin më të madh të automjeteve të cilët qarkullojnë në qytetin e Vlorës. Thuajse të gjitha rrugët janë të mbingarkuara nga automjetet.

Janë pikërisht emigrantët që shënojnë numrin më të larte të krahasuar me një vit më parë, të cilët kanë zgjedhur që ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve me familjarët e tyre në qytetin e Vlorës.

Policia ka shtuar masat, duke u pozicionuar në pikat kryesore ku dhe rëndohet trafiku, në transballkanike, në Lungomare dhe në Bulevardin Vlorë-Skelë.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se në natën e ndërrimit të viteve nuk do të jenë vetëm policët  e qarkullimit, por edhe agjentët e policisë, për të mbajtur në monitorim situaten.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re