Një ngjarje kriminale tronditi Peqinin ditën e sotme teksa 35 vjeçari Albi Bashaliu është gjetur i vdekur në lagjen ku banonte. Kanë qenë banorët për viktimën i cili gjendej i shtrirë në tokë ndërsa kishte marrë një plumb në pjesën e kokës. Mjeti që shohim në pamje, mësohet se i përket viktimës. Policia po mbledh provat e nevojshme.

Autorët të cilët dyshohen të jenë 2 persona, mendohet se kanë vrarë viktimën dhe më pas i kanë djegur makinën me shumë mundësi për të zhdukur çdo lloj prove. Pavarësisht se ka disa biznese në zonë, mundësia që ngjarja të jetë regjistruar nga kamerat është shumë e vogël.

Leonard Bashalliu vrau me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, në ambientet e një lokali. Ndërkohë bëhet me dije se viktima nuk ka procedime të mëparshme penale apo më saktë nuk raportohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të mëparshme kriminale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re