Skip to content

VIDEO/ Vrasja në Shkodër, momenti kur autori i masakrës me dy viktima largohet me makinë pas krimit

ABC News ka siguruar pamjet nga momenti kur autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila është larguar me makinë pas krimit. Siç shihet nga pamjet autori i krimit është larguar me “BMW” me portobagazh.

Masakra që tronditi Shkodrën ndodhi në orët e para të mëngjesit. Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën, pas të shtënave me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë së qytetit.

Shënjestër e atentatit ishte Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, viktimë mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur autori qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.