Policia në San Antonio të SHBA-ve, kanë publikuar pamjet e të shtënave me armë zjarri, që u regjistruan më 15 prill, në aeroportin ndërkombëtar të këtij vendi.

Zëdhënësja e policisë, Maria Medina, thotë se hetimet e policisë, mund të zgjasin deri në 1 vit, për këtë ngjarje.

Kamerat e sigurisë kanë mundur të regjistrojnë të dyshuarin, i cili del nga një makinë me një pistoletë në dorë dhe nis të qëllojë me armë këdo që i dilte përpara.

Në aeroport u krijua një situatë e tensionuar, me njerëz që largohen me shpejtësi të alarmuar.

Asokohe, policia reagoi me shpejtësi dhe arriti të arrestonte autorin.

Ai u arrestua pak çaste më vonë, ndërsa në ngjarjen në fjalë mbetën të vdekur dy persona, ndërsa një efektiv policia u plagos rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re