80-vjeçari Xhevit Sinani, i cili pak ditë më parë vrau gruan dhe vëllain e tij në Gramsh ka dalë para gjykatës.
Sinani do të njihet sot me masën e sigurisë nga togat e zeza.
I moshuari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, vrau me sopatë në banesën e tyre bashkëshorten Zeqine Sinani, e më pas vëllain Shaqir Sinani.
Në gjykatë, ai duket i qetë dhe pa shfaqur shenja pendese.