E deleguara e kryesisë së PS për qarkun e Dibres, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët që të dalin në votime, pasi 30 qershori është një referendum për Shqipërinë që duam.

Xhaçka nuk ka lënë pa sulmuar dhe ata që duan të prishin këto zgjedhje, duke i cilësuar matrapacë e sharlatanë.

“#30Qershori do të jetë një referendum për Shqipërinë që duam, që është Shqipëria juaj dhe jo Shqipëria e ca matrapazëve e sharlatanëve pa din e pa iman, që djegin e dhunojnë, që guxojnë të kërcënojnë shqiptarët!

Në këto dy ditë flisni me çdo të afërm e mik, çdo shok e koleg, dhe ftojini, bindini që ditën e diel të votojnë, të votojnë, të votojnë, që të marrë fund kjo politika që ju merr shpirtin qytetarëve për hallet e kryetarëve dhe të hapim faqen e një politike për qytetarët, me qytetarët!

BASHKIA QE DUAM

SHQIPERIAQEDUAM”, deklaron Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re