Një batalion i tërë u zhvendos brenda ditës nga Tirana në Gjirokastër, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se B2K është i gatshëm të dislokohet kudo ka nevojë NATO.

Duke ilustruar mënyrën sesi dslokohen ushtritë me gjithë mjetet, armatimin dhe pajisjet, ministrja Xhaçka publikoi dislokimin e gjithë B2K në Arshi Lengo të Gjirokastrës.

“Jeni kuriozë sesi dislokohen ushtritë me gjithë mjetet, armatimin dhe pajisjet?

Shikoni në pak sekonda dislokimin e gjithë batalionit të II të këmbësorisë në Arshi Lengo të Gjirokastrës!

Qëllimi, për të rritur aftësinë dislokuese larg rajonit të përqendrimit të përhershëm.

B2K është certifikuar nga NATO dhe është rezervë operacionale e KFOR.

B2K është i gatshëm të dislokohet brenda 2-3 ditëve kudo dhe kurdo NATO ka nevojë” shprehet ministrja e Mbrojtjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re