SARANDE- Shpërthimi i fuqishëm me tritol ndaj një hotei në Sarandë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj biznesve pranë.

Nga pamjet e sigurara nga ABC NeWs, shihen qartë dëmet e shkaktuara ndaj godinave pranë zonës ku ndodhi shpërthimi. Xhama të thyer, mure të krisura apo suva të rrëzuara në tokë, janë ato c’ka kanë fiksuar kamerat pas shpërthimit me tritol.

Cfarë ndodhi në Sarandë?

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku për pasojë është shkatërruar një hotel. Shpërthimi ka ndodhur në një nga hotelet më të vjetra në lagjen nr.1 të qytetit, në pronësi të Spiro Çabirit. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 në bulevardin e qytetit bregdetar.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të shumta materiale edhe në shumë biznese dhe banesa përreth. Lënda eksplozive mendohet të ketë qenë disa kilogramë. Ndërkohë, ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët pasi është dëgjuar në të gjithë qytetin.

Tritol hotelit, bashkëpronarët në gjyq për pronësinë

Hoteli “Bizanti” që u hodh në erë në Sarandë ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Burime për Abc Neës njoftojnë se këta dy të fundit rezultojnë në QKB si bashkëpronarë të hotelit dhe me administratore Miranda Çabiri.

Siç njofton policia, prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe pasi përveçse ka shkatërruar hotelin dykatësh dhe picerinë, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në bizneset dhe banesat përreth.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re