Skip to content

VIDEO/ Xhama të thyer, pamjet nga shpërthimi në Vaun e Dejës

e8af4f49 6602 4048 ab90 fe18d12a7ef2 1

VAU I DEJËS- Banorët e Bushatit në Vaun e Dejës janë zgjuar të tronditur nga shpërthimi i fuqishëm me eksploziv në oborrin zyrave të OSHEE-së. ABC News ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihen xhama të thyer dhe një kondicioner që kanë përfunduar në tokë si pasojë e shpërthimit.

Policia në njoftimin zyrtar tha se janë dëmtuar dy automjete, që ishin të parkuara në oborr, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar./