Kryterari i PD-së, Lulzim Basha është përjashtua nga Kuvendi pasi “zaptoi” foltoren.

Pasi kyedemokrati Basha refuzoi të lironte foltoren e Kuvendit, kryeparlamentartja Lindita Nikolla e përjashtoi nga seanca e sotme.

“Edhe njëherë z.Basha, ju lutem të lironi foltoren. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltores. E kam për një ditë e ka drejtuesi i seancës, jeni i përjashtuar. Ju i dini rregullat e qarta të rregullores së Kuvendit”, iu drejtua Lindita Nikolla.

Pas vendimit për përjashtimin e tij, Basha “shpërtheu” në të qeshura dhe refuzoi të largohej nga salla e Parlamentit dhe Nikolla vendosi të ndërpresë seancën për 5 minuta.

“Z. Basha ju lutem lironi sallën, lironi sallën dhe foltoren bashkë me sallën, jeni i përjashtuar, do të thellohet dënimi patjetër. Rrregullorja është e qartë. 5 minuta pushim me kërkesë të kryetarit të Grupit”, u shpreh ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re