Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pothuajse gjithë zonat malore të juglindjes së vendit.

Reshjet me të dendura kanë qënë në Dardhë dhe fshatrat e Devollit të Sipërm, ku trashësia ka shkuar nga 8-10 cm.

Dëborë ka pasur dhe në aksin Shtyllë – Mashkullore ashtu siç ka pasur edhe në Voskopojë e fshatra të kësaj njësie administrative.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se reshjet e dëborës kanë qënë me intesitet mesatar në fshatra të Njësise Administrative Lekas në Bashkinë Korçë si dhe Njësinë Administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit.

Reshje dëborë ka pasur dhe në aksin rrugor ura e Floqit deri në majë të Qafë-Qarri per qarkulli i mjete pa probleme.

Akset rrugore të fshatrave turistike Dardhë,Voskopojë e Vithkuq gjithashtu jane te kalueshme, ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe përdorin goma dimërore ne veçanti ata qe perdorin rrugen e Dardhes.

Përsa i përket  energjisë elektrike zyrtarisht nuk raportohen probleme me përjashtim të fshatit Vithkuq qe herë pas here ka shkëputje të energjisë elektrike.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re