Borë në juglindje të vendit.

 

Rreshjet kanë rënë në lartësinë mbi 1100 metra.

 

Borë ka pasur në fshatin turistik të Voskopojës e Dardhës, si dhe në fshatrat malorë të njësisë administrative Vithkuq të Korçës, kryesisht në Shtyllë dhe në majën e Mashkullorës aty ku trashesia e dëbores ka shkuar nga 10 deri në 15 cm.

 

Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës dhe Voskopojë janë të kalueshme pa probleme.

 

Në Majë të Bigllës, në aksin Boboshticë-Dardhë ka pasur probleme në një segment rruge për mjetet e pa pajisura me goma të përshtatura për këto rrugë me rreshje  bore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re