Guardia di Finanza e Barit sekuestroi mbrëmjen e të martës afro 1 tonë  kokaine e cila ishte transportuar me anijë trgetare nga Shqiperia drejt portit të Savivës në Itali.

 

Hetimet kanë zbuluar aktivitetin e një shoqate kriminale të dedikuar për trafikun transnacional të kokainës, e cila do të operonte në Italinë qendrore-jugore në bashkëpunim me eksponentë të krimit shqiptar.

 

Fillimisht më 2 janar, efektivet në rajonit të Puglias, pas një kontrolli në një apartament në komunën Celle Ligure (Sv), ku trafikantët kishin ruajtur drogën që mbërriti në port, kapën 3.5 kuintalë kokainë, duke arrestuar në flagrancë 4 shqiptarë, përgjegjës për trafikun e paligjshëm.

 

Hetimet e mëvonshme bënë të mundur marrjen e elementeve në lidhje me mbërritjen në portin e Savonës të një anijeje tjetër tregtare, me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor dhe që dyshohet se mbante një tjetër ngarkesë të madhe kokaine të destinuara për organizatën kriminale.

 

Ndaj policet e Barit e mbajten nen vezhgim anijen, e pritën dhe e kontrolluan ate sapo mberriti ne Savona, duke sekuestruar 741 pako kokainë, të paketuara në mbështjellës celofani, të fshehura me zgjuarsi në zonën e motorëve të varkës, me një peshë totale rreth 1 ton./Savona News

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re