Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mbrëmjen e djeshme një mesazh, ku një person i ankohej se Drejtori i Burgut të Vlorës, Zambak Gjoni kishte dhënë urdhër që të mos lejohej futja e ujit të pijshëm në ambientet e burgut si dhe kufizonte në 5 kg në dy javë futjen e ushqimeve.

Descript.al u interesua pranë institucioneve përgjegjëse për këtë denoncim të ish-kryeministrit Berisha dhe zbuloi dhe arsyet pse është vendosur që të ndalohet futja e ujit brenda ambienteve të burgut të Vlorës.

Burime për Descript.al sqaruan se disa të burgosur kanë tentuar që përmes bidonëve të ujit, të fusin alkool brenda ambienteve të burgut.

Descript.al arriti të sigurojë edhe një video, ku duket qartë edhe modifikimi i saj. Bidoni ishte modifikuar që deri në gjysmë, pikërisht ku edhe vendoset etiketa, të ishte i mbushur me ujë, ndërsa gjysma tjerët të mbushje me pije alkoolike.

Për të bërë që ujë të mos përzihej me alkoolin, ata e kishin ndarë me një peçikllas të fortë, duke siguruar që alkooli të futej i sigurtë në burg.

Por, kjo skemë është zbuluar nga kontrollorët e burgut, e për këtë duket se është marrë masa që të ndalohet futja e bidonëve të ujit në burg.

Vendimi i Drejtorit të Burgut, duket se ka irrituar të burgosurit, që pasi u është zbuluar skema i janë ankuar kryeministrit Berisha, i cili publikoi mesazhin duke hedhur akuza mbi këtë vendim të IEVP Vlorë.  /Descript.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re