Ndonëse kanë ngelur dhe 8 kuti pa numëruar, në Vaun e Dejës kryeson bindshëm kandidati socialist, Kristian Shkreli i cili mund të konsiderohet pa frikë fitues. Ai ka marrë deri më tani 7005 vota, ose 55.41 %. Ndërkohë, rivali i tij, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Zef Hila ka marrë 4840 vota ose 38.29 %.
Sakaq, Klomentina Drini e Partisë Demokratike ka marrë 796 vota ose 6.30 %.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Hilën të urojë për fitoren Shkreli, duke treguar kështu një gjest fisnikërie.
“Kjo është një garë dhe normalisht dikush do fitoj. Unë të uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qene e qete, numërimi shkoi shumë shumë normal dhe normal njeri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”, i ka thënë ai duke marrë shumë ovacione nga mbështetësit.