Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka Aeroportin e Rinasit, ku u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.

Siç shihet në video, Aeroporti është blinduar nga qindra forca policie, që do të kujdesen për sigurinë e presidentit.

 

Zelensky do të qëndrojë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën, që do mbahet në Tiranë, më 28 shkurt.

Presidenti ukrainas do të pritet të mërkurën nga Rama në 09:00 dhe më pas në orën 13:30 do të mbajnë një konferencë për mediat, ndërsa do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re