Rastet e fotografimit të votave janë raportuar edhe në këto zgjedhje, shkruan Express.

Pavarësisht se prej fillimit të fushatës, u është bërë thirrje qytetarëve në vazhdimësi që të mos e fotografojnë votën, një qytetar nuk i ka marrë parasysh këto thirrje.

Ai e xhiruar veten derisa ka votuar dhe videon e ka shpërndarë në rrjetin social TikTok.

Prokuroja Laura Pula ka paralajmeruar diten e sotme se ata qe filmojne voten do te arrestohen .

“Fotografimi i votës nuk mund të bëhet për vetë faktin se vota është e fshehtë. Cdo person që do të fotografojë votën, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje dhenë bazë të procedurave ai do të arrestohet. Është e vërtetë që disa prej personave i shfrytëzojnë platformat online për të shit vota. Personat janë intervistuar dhe janë në procedurë të hetimeve”, ka thënë Pula.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re